Shkeli Kushtetutën me emerimin e Lleshit zv/ministër, Vasili: Të shkarkohet Kryeministri

Kreu  Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka kërkuar shkarkimin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Këtë ai e shpjegon me shkeljen e rëndë, sipas tij, të kushtetutës në rastin e emërimin nga ana e tij të zv.ministerit të Brendshëm duke qenë gjeneral aktiv.

Ja postimi i plotë i Vasilit në facebook:

Të shkarkohet kryeministri për shkelje shumë të rëndë të kushtetutës.

Tashmë u provua sheshit shkelja shumë e rëndë e Kushtetutës nga Kryeministri, Qeveria dhe Lleshi me emerimin e tij zv.ministër i brendshëm duke qenë gjeneral aktiv.
Kryeministri që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën s'mund të qëndroje me asnjë sekonde në atë karrige.
Përpara Ligjit të gjithë janë të barabartë.