Dëmtohet Manaj, Panucci gjen zëvendësuesin e tij, për herën e parë ftohet...

Shqipëria është duke vuajtur edhe dëmtimet e shpeshta të futbollistëve.

Së fundmi Rei Manaj ka shfaqur probleme fizike dhe për këtë trajneri Panucci është detyruar të gjejë zëvendësuesin e tij.

Trajneri Christian Panucci ka zbuluar ditën e sotme në konferencën për shtyp se me ekipin Kombëtar mund të bashkohet talenti i Shpresave, Fiorin Durmishaj.

21-vjeçari është njoftuar dhe pritet një përgjigje, nëse do t’i bashkohet apo jo Kombëtares së Panuccit. Durmishaj nuk është aktivizuar asnjëherë me ekipi A dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta refuzoje ftesën për të pritur një sinjal nga Greqia.

“Mund të vijë Durmishaj, e presim sot, Manaj ka disa probleme, është dëmtuar, ndaj na duhen përforcime. Kam folur me Bushin, i kam shpjeguar që na duhet Durmishaj, të shohim”, tha Panucci.