Formacionet zyrtare: Kukësi - Teuta

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet takimi i fundit për javën e 13-të në Kategorinë Superiore ndërmjet Kukësit dhe Teutës.

Verilindorët që luajnë ndeshjen e dytë radhazi në të njëjtin stadium, do të synojnë që të rikthehen te fitorja pas barazimit ndaj Tiranës, ndërkohë që Teuta do të synojë të kapë vendin e tretë për vazhdimësinë.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare:

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Dzaria, Shkodra, Et’hemi, Shpehar, Shafik, Rexhinaldo.

Teuta: Hidi, Gjeorgjevski, Osmani, Shkalla, Beqja, Kallaku, Sidibe, Avdyli, Kamara, Progni, Latif.