FOTO/ Cazorla bën gjestin fantastik pas vdekjes së tifozit të skuadrës kundërshtare

Santi Cazorla ka bërë një gjest fantastik pas vdekjes një javë më parë të tifozit 14-vjeçar, Jorge Munoz.

Në fund të ndeshjes lojtari i Villarrealit, Santi Cazorla shkoi aty ku familja dhe shokët e Jorge Munoz (tifozit të Rayo Vallecano) ishin ulur i dha fanellën e tij.

Ai ka bërë një foto me grupin dhe më pas i nënshkroi fanellat e tyre.

Kujtojmë që klubit iu ishte mohuar mundësia të mbanin një minutë heshtje në ndeshjen e së dielës ndaj Villarrealit që përfundoi me rezultatin 2-2.