Djegja e lokalit në Librazhd, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal në fshatin Xhyrë në Librazhd është shkrumbuar pothuajse tërësisht gjatë orëve të mëngjesit nga një zjarrvënie që dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15 të mëngjesit të sotëm.

Të njëjtat burime bënë me dije se lokalit që ndodhej në bregun e rrjedhës së lumit Shkumbin, pranë rrugës kombëtare Librazhd - Xhyrë, i është vënë zjarri duke përdorur lëndë djegëse.

Nga hetimi paraprak dyshohet se mund të kenë qenë disa persona të përfshirë në zjarrvënien me pasojë djegien e lokalit në pronësi të shtetasit Skënder Gega.

Policia po heton për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.