E rindërtoi Ali Pasha, një tjetër monument kulture drejt degradimit

Një nga urat më mbresëlënëse mbi Lumin Vjosa, në jug të Shqipërisë rrezikon të degradojë plotësisht prej punimeve të fundit në mbikalimin e Tepelenës, por edhe prej dëmtimeve në vitet e fundit nga përmbytjet.

Ura, e cila ndryshe njihet si Ura e Beçishtit, po i humbet këmbët e saj karakteristike prej guri. Ura antiko-mesjetare ka gjurmë të periudhës romake, (gjysma e dytë e shek. I pas Krishtit) dhe më pas është rindërtuar nga Ali Pasha në fundin e shek. XVIII-të. /Marrë nga Zëri i Amerikës.