E diela e shqiptarëve

Këtë fundjavë shqiptarët të cilët luajnë në kampionatet europiane kanë shkëlqyer. Në kampionatin Italian paraqitje të mira bënë Berisha dhe Gjimshiti me Atalantën. Atalanta fitoi kundër Interit me rezultatin e thellë 4-1, ku shënoi gol me kokë edhe mbrojtësi i kombëtares.

Në Angli Shaqiri startoi nga minuta e parë në ndeshjen kundër fulham. Në fitoren 2-0 të Liverulit ai shënoi golin e qetësisë për ekipin e Klop.

Eros Grezda shënoi dopietën e parë në Skoci me ekipin e Rangers. Eros Grezda e ka nisur që nga minuta e parë këtë takim, teksa e ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Steven Gerard.

Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi golin e 6-të dhe të 7-të për Rangers.

Në ndeshjen Olimpiakos-Panathinaikos është Ergys Kaçe që kaloi në avantazh miqtë në minutën e 61-të të takimit, me një goditje fantastike nga me të djathtën nga jashtë zone.