Filmoi kryeministrinë, Garda rrëmben aktivistin e shoqërisë civile

Aktivisti Zirkon Disha është kërcënuar mbrëmjen e sotme nga punonjësit e gardës së Republikës, të cilët madje i kanë marrë edhe telefonin.

Disha ka qenë duke filmuar kryeministrinë, ndërkohë që një punonjës i gardës i ka kërkuar që të mos filmojë më dhe në fund i merr dhe telefonin.

Përplasjen mes Dishës dhe punonjësit të policisë mund ta shihni në fund të videos.