Denoncimi/ Ja si po vjedh Rama barnat e rimbursueshme
Qytetarët shqiptarë po denoncojnë çdo ditë e më shumë vjedhjet që po u bëhet nga qeveria e Edi Ramës dhe rilindësit në administratë.
Një qytetar ka denoncuar sot tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si rilindësit po vjedhin edhe tek ilaçet e rimbursueshme. Sipas qytetarit kur shkon në farmaci për të marrë ilaçet, vetëm gjysma e tyre është e rimbursueshme.
Ja çfarë shkruan Ish-kryeministri:
Denoncohet vjedha klamoroze e Kallam Dështakut me barnat e rimbursueshme!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z. Berisha, ashtu si me ndihmen ekonomike, "Sistemi" i Edi Rames ka filluar te vjedhe edhe barnat e rimbursueshme. Me recetat elektronike jane te shumta rastet kur sasia qe u del ne sistem farmacive eshte sa gjysma e recetave te leshuara nga mjeku. Kur shkojme tek mjeku na tregojne urdherin me sasine e sakte te ilaceve, kur shkojme ne farmaci ne sistem rezulton me pak. Kjo eshte nje tjeter vjedhje e hapur nepermjet "Sistemit".