Ventura vazhdon të çudisë Italinë, jep dorëheqjen sapo merr barazimin e parë me Chievon

Gianpiero Ventura ka dhënë dorëheqjen nga stoli i Chievos, pasi skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, në sfidën e luajtur në “Bentegodi” ndaj Veronës.

Ish-trajneri i Italisë, mori drejtimin e Chievos muajin e kaluar dhe pas vetëm 4 ndeshjesh, vendosi të tërhiqet, pasi rezultatet nuk ishin ato që ai priste.

Në 4 ndeshje nën drejtimin e Venturës, Chievo regjistroi 3 humbje radhazi dhe barazimin e sotëm ndaj Bolognës, ndërsa skuadra mbetet në vendin e fundit dhe rrezikon rënien.

Gjithsesi klubi veronez, në një reagim zyrtar, refuzoi të ketë pranuar dorëheqjen e Venturës, duke thënë se ishte një vendim i marrë në gjaknxehtësi, dhe se mbetej trajner i Chievos.

Aventura te Chievo ishte e para e Venturës, që pas dështimit të bujshëm në stolin e Kombëtares italiane, të cilën nuk e kualifikoi dot për në Botërorin “Rusi 2018”.