Rama si Kim Jong-un, nuk pyet as për simbolet kombëtare

Pasi futi shqiptarët e varfër në burg se nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike, pasi mbolli vendin me drogë dhe veshi bandat dhe kriminelët me pushtet, kryeministrit Edi Rama nuk i kishte ngelur më gjë tjetër për të bërë, veçse të përdhoste simbolet kombëtare, gjë që e bëri sot duke hequr Shqiponjën e 100 vjetorit të pavarësisë nga sheshi.

Nga mënyra se si Rama është sjellë me shqiptarët dhe me Kushtetutën e Shqipërisë këto 5 vite, ai mund të krahasohet vetëm me diktatorin koreano verior Kim Jong-un.

Pikërisht për këtë arsye në rrjet po qarkullon një foto-montazh ku Rama dhe Kim janë bashkuar duke u bërë 1 trup i vetëm. Nëse kryeministri jonë vijon me këtë ritëm, shumë shpejt ai nuk do të ketë më se me këtë të krahasohet për atë që po i bën shqiptarëve.

Taulant Halili/ Syri.net