Pas humbjes së Interit, ja çfarë ndodhi në ndeshjet e tjera në Serie A
Pas fitores së thellë 4-1 të Atalantës kundër Interit, në fushë zbritën edhe gjashtë ekipe të tjera për të luajtur takimet e tyre të vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Roma ka triumfuar në fushën e saj kundër skuadrës së Sampdorias, pasi i ka mposhtur këta të fundit me rezultatin e thellë 4-1.
Jezus shënoi golin e parë, më pas Shik ndëshkoi ish-skuadrën e tij, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.
Më pas, dy golat e El Sharauit i dhanë fitoren 4-1 skuadrës kryeqytetase, që me këto tri pikë ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A.
Fitore ka marrë edhe skuadra e Federik Veselit, Empoli, por me shumë vështirësi.
Përballë Udineses, Veseli e nisi nga stoli, por bëri një paraqitje shumë të mirë në momentet e fundit të sfidës, ku trajneri e aktivizoi për të ruajtur avantazhin 2-1.