Parashikimi i Motit/ Ja çfarë kohe do të bëjë nesër

Moti do të vijojë të mbetet i kthjellët dhe i ngrohtë në vendin tonë edhe përgjatë javës së ardhshme. Meteorologët bëjnë me dije se temperaturat maksimale gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë në 21 gradë celsius, ndërsa ato minimale në 3 gradë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 19 °C

në vendet e ulëta: 8 / 21 °C

në vendet malore: 3 / 18 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë.

Zjarret

Pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i moderuar’ në shumicën e qarqeve, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, Gjirokastër pritet të ketë rrezik ‘i ulët’.