Baseli humb/ Taulant Xhakën nuk e mbajnë nervat, shfryn ndaj gazetarëve

Skuadra e Baselit humbi ndaj Thun duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën te klubi ku bëjnë pjesë dy shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.

Ky i fundit arriti të shënonte një gol në humbjen 4-2.

Pas ndeshjes, Taulant Xhaka u nevrikos me gazetarët duke iu drejtuar me fjalët: “Çfarë do të shkruani tani për Baselin? Çfarë do të shkruani?”.