FOTO/ ‘Shembja e Shqiponjës, hakmarrje për shembjen e Enverit’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Edi Ramës, i cili ditën e sotme ka fyer dhe përdhosur simbolin e shqiptarëve, Shqiponjën.

Me një shënim të shkurtër në Facebook, ish-kryeministri Berisha thotë se me shembjen e monumentit të Shqiponjës, Rama u hakmor për shembjen e Enverit.

‘Neobllokmeni Edvin Kristaq Zografi bis hakmerret për atin e tij shpirtëror, xhelatin e shqiptarëve Enver Hoxha, duke përsëritur me Shqiponjën, simbolin e kombit, rrëzimin e saj me litar!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.