Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Dominim total nga Atalanta përballë Interit, ‘mungojnë’ katër gola për vendasit

Ka përfunduar pjesa e parë midis Atalantës dhe Interit në Bergamo ku vendasit duhej të kishin shënuar të paktën 5 gola ose më shumë me volumin që kanë krijuar në këtë sfidë, shkruan Syri.net.

Por, për fatin e Interit ata kanë shënuar vetëm një gol. Handanovic ka bërë 3 super pritje ku nuk ka asnjë dyshim që ai është më i miri në këtë pjesë të parë, teksa Ilicic ka humbur një rast të pafalshëm.

Zikaltërit duhet të zgjohen në pjesën e dytë pasi në të parën kanë bërë vetëm një gjuajtje, shumë pak për një ekip që pretendon shumë këtë sezon.

/A.P/Syri.net/

Goli

Rasti i humbur