Aksidentuan babë e bijë/ Në burg drejtori i ujësjellësit dhe shoferi tjetër

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shoferët që shkaktuan aksidentin e rëndë në unazë.

Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi tre ditë me parë aksidentuar për vdekje 32-vjeçarin Sokol Hoxhallarin dhe vajzën e tij 6 vjeç P. H.

Kupe mësohet se është administratori i ujësjellësit të Maliqit.

Njoftimi i Policisë i Korçës:

Policia e Korçës bën të ditur se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe

Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e datës 9 nëntor në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA837JU dhe mjetin tip ‘Benz’ me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.