FOTO/ Digjen dy makina, zjarri u vu nga ...

Dy automjete janë djegur gjatë natës në zonën pranë stadiumit të qytetit të Durrësit.

Makinat e djegura janë të dyja tip “Mercedes-Benz” me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Asnjë person nuk u lëndua, por pati vetëm dëme materiale nga zjarri i rënë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje.