Vokshi, Dakos: Mirë mua do më çosh në gjyq, po me dosjen 339 çfarë do bësh?

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas kërcënimeve të bëra nga Vangjush Dako, i cili tha sot se do e çonte në gjyq deputeten e PD.

Përmes një statusi në Facebook, Vokshi pyet Dakon, po me dosjen 339 çfarë do të bëjë?

Ja statusi i Vokshit:

E folura me kode dhe intimidimi verbal I z. Dako është një tregues shumë I rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin Italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur.

Vulgu I koduar dhe shantazhi në emër të ligjit, janë dy karakteristika të kësaj rrace politikanësh.

Kjo është replika ime e fundit.

Kam vetëm një pyetje për z. Dako:

Mirë mua do më cosh në gjyq, po dosjes hetimore "339" cfarë do t'i bësh??