FOTO/ Strakosha zgjidhet në formacionin më të mirë të Europa Leagues

Thomas Strakosha në formacionin ideal të “France Football” për javën e katërt të ndeshjeve në grupe të Europa League. 

Në sfidën kundër Olimpikut të Marsejës, portieri i Kombëtares shqiptare bëri pritje spektakolare duke shpëtuar skuadrën e tij e cila siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

“Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Njie e devijuar nga Marusiç)”-shkruan prestigjiozja francezi në paragrafin kushtuar portierit shqiptar të Lazios.