Përleshen dy të rinjtë në Devoll, plagoset rëndë me kaçavidë 23-vjeçari, plagë merr edhe autori

Dy të rinj janë përleshur sot në Devoll, duke përdorur edhe mete të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00.

Për pasojë, është plagosur me kaçavidë 23-vjeçari B. L., banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Mësohet se 23-vjeçari B. L., ka marrë plagë në qafë, ndërsa plagë ja marrë edhe autori i dyshuar 21-vjeçari Gevi Osmanllari.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se motivet e grindjes kanë qenë banale.