Skandali i Urgjencës: 'Ke ndonjë makinë të të sjellë në spital, se...' Reagon Berisha

“A ke ndonjë makinë tek lagja jote që të të sjellin në spital, se këta shoferët tanë nuk dinë me ardh!” Ky ka qënë shërbimi “i shpejtë dhe korrekt”, që i ka ofruar mbrëmjen e djeshme një qytetari shkodran, Spitali Rajonal i Shkodrës.

I sëmuri, që arriti t’i mbijetojë me forcat e veta sëmundjes dhe pa ndihmën e “shëndetësisë falas”, e ka denoncuar sot skandalin tek ish-kryeministri Sali Berisha, që ka nxjerrë këtë konstatim: “Ky është shërbimi i urgjencës në Narkoshtetin e Noriegës! Lexoni mesazhin e të sëmurit dixhital,” shkruan Berisha në Fb.

Dhe ja rrëfimi i trishtë:

Mirëmëngjes zoti Berisha. Unë dua të denocoj një rast tek ti se je e vetmja rrugë. Si mund të shprehem. Mbrëmë isha i sëmurë në gjendje të keqe e thirra ambulancën e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Aty m’u përgjigj një grua.

I thashë “jam i sëmurë, kam nevojë për ambulancë”.

Mëe tha “a ke ndonjë makinë tek lagja jote që të të sjellin në spital, se këta shoferët tanë nuk dinë me ardh!”

Unë i thashë “nuk ma hap njeri telefonin në këtë orë e më duhet ambulanca se jam i sëmurë”, ajo me mbylli telefonin.