VIDEO/ Irritohet me protestuesit tek Unaza e Re, grushta dhe shkelma mbi kameramanin

Një incident është shënuar paraditen e sotme gjatë protestës së banorëve tek Unaza e Re në Tiranë. Ndërsa qytetarët kishin bllokuar rrugën duke kërkuar me thirrje, kompensim 100% nga qeveria për banesat dhe bizneset e tyre, një shofer me makinën e ngarkuar ka kërkuar t’i lirojnë rrugën.

“Jam për punë” dëgjohet ai në video. Ndërkohë, është irrituar me kameramanët që po e filmonin dhe i është sulur njerit prej tyre me grushta, duke i rrëzuar kameran

“Mos! Mos!” dëgjohen zërat e protestuesve që kanë ndërhyrë për të ndalur debatin.

Ndiqni videon dhe fotot: