Mourinho provokoi me gjestin e tij, futbollisti i Juves tregon se çfarë i tha

Manchester United ka luajtur dy takime në dy javë me Juventusin, ku njërin e humbi në shtqpi me rezultatin 0-1, teksa tjetrin e fitoi në një mënyrë të çmendur në Itali me rezultatin 1-2.

Gjatë këtyre dy takimeve Mourinho është sulmuar nga tifozët e Juves pasi ai njihet si një tifoz interist dhe ka qenë trajner në 2010 ku klubi zikaltër fitoi tripletën e famshme, shkruan Syri.net.

Pas përfundimit të ndeshjes në Torino, Mourinho ka vendosur duart në veshë duke ironizuar me të pranishmit në stadium.

Disa lojtarë të Juventusit kanë shkuar pranë Mout ku një ndër to ka qenë edhe Paulo Dybala I cili ka treguar se çfarë i ka thënë portugezit.

“Thjesht i thashë se nuk ka nevojë ta bëjë një gjest të tillë”, tha Dybala për Sky Sports.

“Nuk pati nevojë të krijojë më shumë tensione, sepse nganjëherë ofendohesh dhe është gjë e keqe, por të krijosh më shumë tensione...”

“I thashë se nuk pati nevojë, ama nuk e ofendova. Vetëm këtë ia thashë dhe u largova”, shtoi ai.

/A.P/Syri.net/