VIDEO/ Saimir trafikanti, loja më e re në rrjet....

“Saimir trafikanti” quhet loja më e re, e programuar nga disa të rinj shqiptarë.

Të indinjuar nga performanca e Tahirit, kur ishte në krye te ministrisë, ata kanë dashur që bëmat e tij t’i prezantojne edhe në një dimension tjetër.

Personazhi kryesor i lojës është Saimiri që përpiqet të kalojë detin me një varkë të mbushur me hashash.

Ajo që bie në sy janë prangat, dhe qëllimi është prangosja e Tahirit. Kjo lojë ka arritur që simbolikisht të shprehë mbështejten e pakursyer që Tahiri u ka dhënë trafikantëve për mbjelljen e të gjithë Shqipërisë me hashash, si dhe për trafikimin në anën tjetër të detit.