Boca Juniors-River Plate, sot finalja e parë e ‘Libertadores’

Sonte në orën 21:00 do të luhet finalja e parë midis dy skuadrave argjentinase Boca Juniors-River Plate në kupën Libertadores.

Boca-River është një ndeshje me shumë rivalitet, ku herë herë cilësohet si ndeshja më e zjarrtë në botë, dhe sidomos kur diskutohet një trofe kaq i rëndësishëm rivalteti nuk mund të llogaritet.

Sa i përket fitimit të këtij trofeu Boca është ajo që udhëheq me 6 tituj, teksa River ka vetëm 3.

Ndeshja e parë do të luhet sonte në mbrëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Bombonera”, që njihet si fusha e Boca Juniors-it dhe drejtuesit e Conmebol ia kanë besuar drejtimin e finales së parë, gjyqtarit nga Kili, Roberto Tobar.

Teksa në këtë finale do të mungojnë tifozët miq.

/A.P/Syri.net/