Meta pret kreun e Gjykatës së Lartë Turke, drejtësia, bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen

Presidenti Meta priti Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, Ismail Rüstü Cirit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, të kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Ismail Rüstü Cirit.

Presidenti Meta e falënderoi z.Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Turqia tha Presidenti Meta, është një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin tonë por edhe për Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjateve.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës të Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori.