Rrëmben gruan që e kishte ndarë dhe e fsheh në Durrës, arrestohet lushnjari

Marjus Musaku, një 28-vjeçar nga Karbunara e Lushnjes,  ka marrë peng ish-bashkëshorten e tij 27-vjeçare dhe e ka fshehur në Durrës.

Musaku është zbuluar si autor i rrëmbimit dhe ëshët arrestuar nga Policia. Ai ka qënë i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.

Po ashtu, edhe një person tjetër është arrestuar nga Policia, pasi ka ndihmuar në rrëmbimin e 27-vjeçares.