Parashikimi i motit, e shtunë 10 nëntor 2018

Ditën e shtunë, 10 nëntor, moti do të jetë me kthjellime, vranësira mesatare dhe prani të mjegullës përgjatë  lugonave dhe në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  7m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 2  lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          4/16°C 
Zonat e  ulëta          7/21°C
Zonat  bregdetare   12/22°C