Tragjike/ 4000 të evakuar dhe 7 të vdekur, ja bilanci i përmbytjeve në Jordani

Përmbytjet në Jordani kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë detyruar evakuimin e rreth 4,000 turistëve nga qyteti antik i Petrës.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterët po kërkojnë pesë vetë, makina e të cilëve u zhduk në Madaba, në jug-perëndim të kryeqytetit, Amman.

Dallgët gjithashtu shkaktoi një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin port të Aqaba.

E gjitha kjo ndodh vetëm dy javë pasi 21 vetë, kryesisht fëmijë, u mbytën në një përmbytje të shpejtë në zonën e Detit të Vdekur.