VIDEO e rrallë/ Mbappe tifoz me Milanin, dikur mbante veshur fanellën e këtij lojtari

Kylian Mbappe është një ndër kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” çmim i cili do të jepet më 3 dhjetor në një ceremoni të organizuar në Paris.

Të gjithë e dimë dëshirën e madhe fëminore të Mbappe për të luajtur me Real Madridin por së fundmi në rrjetet sociale qarkullon një video ku francezi shfaqet me fanellën e Milanit.

Bëhet fjalë për vitin 2011, ndërsa Mbappe mbante në shpinë emrin e brazilianit Robinho.

Sot pas 7 vitesh ai është shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe protagonist kryesor me përfaqësuesen e Francës.