VIDEO/ U largua nga Interi, por sulmuesi shënon golin e vitit në minutën e 89'

Frosinone ka marrë një barazim 1-1 përballë Fiorentinës në ndeshjen hapëse për javën e 12-të në Serie A.

Në minutën e 89’ sulmuesi i talentuar Andrea Pinamonti realizoi një supergol për vendasit duke legjitimuar festën në stadium, shkruan SYRI.net.

Kujtojmë që Interi zotëron kartonin e 19-vjeçarit, Andrea Pinamonti që verën e kaluar u huazua tek Frosinone për të luajtur më shumë minuta.

Syri.net/ O.M