VIDEO/ ‘Ferri zbret në tokë’, familja lutet teksa kalon rrugën e pushtuar nga flakët

Kalifornia është përfshirë nga flakë shumë të fuqishme, ku në disa zona u është bërë thirrje banorëve që të braktisin shtëpitë.

Në video drithëruesë është publikuar nga CNN, ku shikohet një familje e cila udhëton në mes rë flakëve dhe në sfond dëgjohet zëri i dikujt teksa lutet, shkruan Syri.net.

Ajo thotë: "Ati Qiellor, na ndihmoni, na ndihmoni të jemi të sigurtë”.

Deri tani janë shkrumbuar 20 mijë hektarë dhe mbi 30 mijë persona janë evakuuar. 5 persona kanë humbur jetën. Ata janë gjetur të shkrumbuar në makinat e tyre.

/A.P/Syri.net/