Milan-Juve/ Super ndeshja transmetohet në 200 vende të botës, arkëtohen miliona

Ditën e diel në “San Siro” do të luhet super ndeshja ndërmjet Milanit dhe Juventusit e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Ndeshja do të thyejë rekorde pasi pritet të transmetohet drejtpërdrejt në rreth 200 shtete në të gjithë botën.

E gjitha kjo “përkthehet” në të ardhura të majme nga marketingu dhe të drejtat televizive.

Përveç kësaj, kuqezinjtë do të përfitojnë 4.9 milionë nga 70 mijë biletat e shitura për ndeshjen e së dielës në mbrëmje.

“San Siro” është gati “sold out”, mbeten në treg vetëm biletat për sektorin e tifozëve miq, të cilët kanë kontestime për çmimin e biletave, që ka shkuar në 75 euro.

Janë 166 ndeshjet mes Milanit dhe Juventusit, ku 49 fitore i takojnë Milanit, 63 Juventusit dhe 54 janë barazime.