Urdhri skandaloz i Lleshit/ Mjeku i njohur: Skandal

Nga Aldo Shpuza

‘Poetet e shtetit’ kryejnë bullizëm ndaj oficerit të Policisë!!

Reagoni..

‘The FBI released a report stating that 80 percent of police officers are overëeight.

Referenca: Medicaldaily’

Në vende si SHBA, kryhen studime konkrete dhe kërkime shkencore për të ndihmuar oficerët e policisë karshi ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare, sepse detyra e një oficeri policie është që të parandalojë krimin sa më gjatë të jetë në detyrë.

Në Shqipëri, në shkresë zyrtare shtetërore, oficerët në detyrë konsiderohen barkderra dhe nuk duhet të ekspozohen në popull?!

Skandal!!

As Dostojevski në krijimtarinë e vet më të mirë nuk duhet ti etiketonte metaforikisht, kurrë kështu! Në vend të promocionit të jetës së shëndetshme, dhe përmbushjes së aktivitetit fizik pavarësisht peshës dhe shkaqeve të eksesit te saj (kujtoj vetëm hypotiroza si sëmundje shkakton mbipeshë të theksuar), vetë instancat shtetërore krijojnë stigma të frikshme!!

Me ç’të drejtë???

Sa palestra janë brenda komisariateve dhe drejtorive të policisë, për të ndihmuar policinë dhe burimet njerëzore hetuese?? Sa shërbim shëndetësor ka pranë tyre???

Flasim për kauza, kur bullizmi u ushtroka në këto instanca???

*Autori është mjek specialist i shëndetit publik