FOTO/ Peshkatari zgjat dorën për të marrë kukullën në mes të detit, shokohet kur fillon të qajë

Një peshkatar në Zelandën e Re ka shpëtuar një djalë 18-muajsh i cili ka qenë në oqean dhe fillimisht i është dukur si kukull.

Ky incident është përshkruar si një "mrekulli e çuditshme"

Gus Hutt ka qenë duke peshkuar kur ka parë në detë, diçka që i është dukur si kukull, ai ka zgjatur dorën për ta marrë dhe sërish i është dukur si kukull teksa pas pak çaste ka filluar që të qajë, shkruan Syri.net.

"Unë mendova se ai ishte një kukull. Edhe pasi zgjata dorën dhe e kapa nga krahu, unë akoma mendova se ishte një kukull. Fytyra e tij dukej sikur porcelan me flokët e tij të shkurtër, por më pas ai filloi të qajë dhe mendova, Oh Zot, ky është një fëmijë dhe është gjallë”, tregon ai.

Foshnja kishte ikur nga çadra e prindërve të tij duke u futur në oqean, dhe është tërhequr nga batica.

Policia ka njoftuar se fëmija është shumë mirë.

/A.P/Syri.net/