Rafinha mendon largimin, Barça zbulon çmimin e lojtarit

Rafinha mund të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit.

Braziliani është ende opsion i mundshëm për Real Betisin, që e kërkoi atë edhe gjatë merkatos së verës.

Rafinha tashmë është i bindur se ai nuk do të luajë shumë minuta me fanellën katalanasve.

Te Barça, Rafinha mund të largohet vetëm për shumë e 30 milionë eurove.