Harroje Ronaldon/ Dybala ia thotë presidentit: Transfero këtë super lojtar

Paulo Dybala ka zbuluar dëshirën që në të ardhmen të luajë sërish me Paul Pogba-n.

Me këtë deklaratë argjentinasi ka shtuar akoma edhe më spekulimet e mediave të cilat kohët e fundit kanë shkruar se Juventusi është duke negociuar për ta rikthyer Pogban, shkruan SYRI.net.

"Ishte e mrekullueshme të shihnim përsëri Paul Pogban sepse jemi miq të mirë", tha 24-vjeçari gjatë një interviste për “Goal”.

"Loja e parë [në Old Trafford] ishte e mahnitshme për mua, ndërsa e dyta i takonte francezit.

"Por ishte bukur të luanim kundër tij. Qw kur ai u largua ne nuk kemi humbu kontaktet.

"Ne jemi ende shumë pranw me nwjri-tjetrin dhe nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen mund të luajmë së bashku përsëri në të njëjtën skuadër ...", përfundoi ai.

Janë mediat italiane ato që theksojnë se Dybala i ka propozuar Andrea Agnelli që të rikthejë sërish në skuadër Pogbanë.

SYRI.net/ Oldi Mele