Ja si ndahen paratë mes djalit, babait dhe Dakos

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon punimet e ujësjellësit në Durrësit.

Në mesazhin e publikuar, qytetari shkruan se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i ka kaluar punimet e ujësjellësit për shtrimin e tubave, firmës “Adriatik”, në pronësi të babait të drejtorit të ujësjellësit Durrës.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Babai i lumtur!

Ja si ndahen parate midis djalit, babait fatlum dhe famozit Gjush! sb

Mirmbrema zoti berisha ne durres po behen punime ujsjellsi per shtrimin e tubave nga patoku lacit ne durres, tenderin e ka mar firma adriatik ne pronesi te babait drejtorit ujsjellsit durresit me bekim te vangjushit na myten ne taksa ke fatura ujit 18 mij lek taksa vetem per ata.