Si të përfundojë Tiranë-Elbasan/ Agim Xhafka, propozim epik për Edi Ramën

Rruga Tiranë-Elbasan ka 6 vite që ka mbetur në vendnumëro.

Që pas marrjes së qeverisë nga Edi Rama ajo rrugë ka mbetur pa bërë asnjë metër.

Pasi janë dhënë miliona e miliona euro për gjoja përfundimin e saj, sërish qeveria Rama asgjë nuk ka bërë.

Po ashtu edhe bajpaset e Fierit dhe Vlorës kanë mbetur pa përfunduar prej 6 vitesh.

Për këtë arsye, shkrimtari dhe satiristi Agim Xhafka ka bërë një propozim epik ditën e sotme për Edi Ramën.

Ja çfarë shkruan Agim Xhafka në Facebook:

O Edvin, jepja një vit Sali Berishës ministrinë e Transporteve.

Që të mbyllë Elbasanin dhe bajpaset e Fierit e Vlorës.

Pastaj hiqja prapë.  

Me qar do dalësh.