FOTO/ Shqiptarët me kokainë tentojnë arratisjen 'e çmendur', por ...

Një kontroll rutinë i patrullës së policisë në Santa Maria Rossa të Perugias, Itali, pikasi një makinë të dyshimtë në një parking, shumë pranë një makine tjetër. Gjatë këtij momenti, policët pikasën edhe dy pasagjerët duke shkëmbyer diçka përmes dritareve.

Prezenca e policisë shkaktoi një alarm të madh te dy burrat në veturë, të cilët nisën arratisjen e çmendur me shpejtësi të lartë mbi 120 km në orë në rrugë të ndryshme të Santa Maria Rrosa.

Ndjekja përfundoi, kur mjeti i drejtuar nga shqiptari përfundoi jashtë rruge.

Dy të arratisurit pavarësisht përplasjes së dhunshme, u përpoqën të iknin në këmbë duke marrë secili drejtime të ndryshme. Agjentët arritën t'i kapnin, por njëri prej tyre rezistoi duke i shkaktuar dëmtime tek një prej policëve.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe te personat e ndaluar, policia gjeti pesë doza kokainë me nga 1 gram secili. Gjithashtu, u gjetën edhe telefona celularë, tableta, laptopë dhe rreth 800 euro.

Pasi i shoqëruan në stacionin policor, agjentët kanë identifikuar të arratisurit dy shqiptarë, 24 dhe 21, me precedentë të mëparshëm po për shitje të drogës.