ZYRTARE: Mancini publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e nëntorit, ka surpriza!

Roberto Mancini ka publikuar listën me 27 futbollistë të ftuar për dy ndeshjet e radhës që Italia i zhvillon gjatë muajit nëntor.

“Axurrët” do të përballen ndaj Portugalisë më 17 nëntor në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në Belgjikë miqësoren ndaj SHBA-së, shkruan SYRI.net.

Befasia më e madhe e Mancinit është grumbullimi për herë të parë i Tonali (Brescias) dhe Grifo i (Hoffenheimit).

Jashtë listës së trajnerit italian kanë mbetur përsëri dyshja, Andrea Belotti dhe Mario Balotelli.

Syri.net / Oldi Mele