FOTO/ Ndahet nga jeta konsulli grek në Gjirokastër

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur Konsulli Greqisë në Gjirokastër!

Mësohet se ai është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje.

Vasileos Tolos kishte disa vite që mbante postin e Konsullit të Greqisë në Gjirokastër.

Lajmi  është bërë i ditur nga presidenti i AlpoTv në Gjirokastër.

‘Me karakterin e tij si rrallë herë më parë në tërë këto vite Vasili u bë një urë lidhëse e sinqertë mes njerëzve të dy anëve të kufirit duke punuar pa ndërprerë për paqen dhe realitetin ! Për mua por dhe për shumë të tjerë që arritën ta njihnin kjo figurë meriton respektin maksimal që mund të gëzojë një person.

 U prehsh në PAQE Vasili’, shkruan Aristotel Petro.