Arrestohet autori i vrasjes së kryekomunarit, ja çfarë i sekuestroi Policia

Policia e Vlorës ka prangosur autorin e dyshuar të vrasjes së kreut të njësisë Administrative të fshatit Kotë, në Selenicë.

Mësohet se autori i vrasjes Admir Delaj, 43 vjeç, është prangosur në banesën e tij, vetëm pak minuta pas krimit.

Policia ka sekuestruar, përveç armës së krimit edhe makinën e autorit të vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hoda.

Ende nuk janë sqaruar arsyet që çuan Admir Delajn drejt vrasjes se Fatmir Hodos.