Ibrahimovic befason me deklaratën: Kthehem te PSG, por vetëm me një kusht

Zlatan Ibrahimovic ka përjashtuar mundësinë e rikthimit tani te PSG, por kjo ka mundësi të ndodh në të ardhmen, me vetëm një kusht.

Sulmuesi suedez që po kalon vitet e fundit të karrierës së tij, ka folur për shkrimet e medieve dhe për rikthimin e tij në Francë, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

 “Nëse kthehem në PSG, do të kthehem si ‘bos’. Nuk mund të vijë për diçka tjetër. E vetmja mënyrë që më rikthen atje është në rolin e drejtuesit.”, ka deklaruar Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka qenë për katër sezone lojtar i PSG-së, ku në 122 paraqitje ka shënuar 113 gola.

/Syri.net/ Oldi Mele