Dalin ‘të palarat’ e Samuel Eto’o, i duhet të pranojë atësinë e vajzës 18-vjeçare

Samuel Eto’o do të duhet të përballet me një përgjegjësi të madhe për një “gabim” të tijin në adoleshencë.

Lojtari që aktivizohet te skuadra e Qatar SC duket se do të përballet me një vajzë 18-vjeçare, e cila pretendon se ai është babai i saj.

Sipas avokatit të 18-vjeçares, Eto’o kur ka qenë në moshën 19-vjeçare ka lënë shtatzënë të dashurën e tij (emri i të cilës nuk bëhet i ditur) dhe ajo e ka lindur fëmijën jashtë Spanjës.

Tani sipas avokatit ka disa prova që e vërtetojnë këtë gjë si (ngjashmëria dhe ADN-ja).

Dhe kjo është arsyeja që gjykata e ka pranuar kërkesën e 18-vjeçares për nisjen e një procesi gjyqësor për njohjen e atësisë.