Vrasja në Selenicë, identifikohet autori/ Ja emri

Një person është vrarë me çifte në Selenicë të Vlorës.

Policia bën të ditur se është vrarë kryetari i njësisë administrative në fshatin Kot, Fatmir Hodo.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kot, administrator i kësaj njësie, është 63 vjeç.

Burime bëjnë me dije se autori mund të jetë banor i kësaj zone dhe dyshimet janë për konflikt pronash.

Autori i krimit është identifikuar si 43-vjeçari me inicialet Admir Delaj, nga fshati Gumenice.

Policia bën të ditur se është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.