Dënim i rëndë, 18 vjet burg për kryetifozin

Gennaro De Tommaso, ish-bosi i ultrasve të Napolit, do të vuajë 18 vite burg pasi u dënua nga një gjykatë italiane për trafik të lëndëve të forta narkotike.

Gennaro, i njohur nga fansat si "Xheni" u bë i njohur në ndeshjen e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Fiorentinës në vitin 2014 ku pati mjaft trazira në stadium.

Bashkë me të janë dënuar edhe xhaxhai dhe një shok i tij që do bëjnë gjithashtu mjaft vite burg, pasi u zbuluan se ishin një hallkë e rëndësishme e trafikut të drogës nga Holanda në Itali.