Knut Fleckenstein në takim me Metën

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein do të takohet me Presidentin Ilir Meta sot në orën 14:30.

Në qëndër të diskutimit do të jetë edhe kriza e fundit politike, emërimi i Sandër Lleshit nga Rama  në krye të Ministrisë së Brendshme, por i padekretuar nga Meta.

Në një konferencë shtypi paradite, eurodeputeti Fleckenstein tha për mediat se “nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ia japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”