Lulzim Basha takohet me banorët e Unazës së Re, që do t'u shemben shtëpitë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është takuar me banorët e Unazës së Re, të cilëve do t'u shemben shtëpitë dhe bizneset në kuadrin e projektit për zgjerimin e rrugës. 317 godina do të shemben në të dy anët e rrugës nga pallati me Shigjeta deri tek sheshi "Shqiponja".

Takimi po zhvillohet në njërin nga bizneset e qytetarëve protestues.

Banorët kanë protestuar gjatë këtyre ditëve në rrugë duke kërkuar transparencë për shembjet dhe dëmshpërblim të plotë. Pjesa më e madhe e tyre janë në proces legalizimi dhe me fillimin e projektit, skualifikohen.